Udhëzuesi Interaktiv

Përmes udhëzuesit interaktiv ju do të udhëzoheni deri tek pergjigjet e pyetjeve që keni lidhur me rregullat dhe procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës

Nëse konsiderohet "Punëdhënës" dhe ekziston raporti "Punëdhënës - i Punësuar" sipas legjislacionit tatimor, atëherë punëdhënësi juaj është i obliguar të mbaj tatimin në burim nga paga juaj.

Në të kundërtën, kur nga punëdhënësi nuk kërkohet të mbahet tatimi në burim nga paga juaj, atëherë, ju obligoheni të pajiseni me Certifikatë Fiskale nga ATK për pagesën e tatimit, të cilën mund ta siguroni në dy mënyra:

• Ta shkarkoni nga ueb-faqja e ATK-së www.atk-ks.org, ose

• Ta merrni në çdo Zyre Rajonale të Shërbimit të Tatimpaguesve në ATK

Numri Fiskal është një numër prej 8 shifrash, plus 1 shifër verifikuese i cili i lëshohet tatimpaguesit nga ATK, dhe ka për qëllim identifikimin e tij nga aspekti tatimor, përmes të cilit tatimpaguesi kryen detyrimet tatimore ndaj ATK-së.

Njoftim!
Njoftim!