Tatimi i mbajtur në burim në qira
Secili person fizik afarist, ortakëri, grupim i personave apo person juridik që paguan qira, mban nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit. Përjashtim nga kjo bën kur të ardhurat e qiradhënësit janë të liruara nga tatimi.
Tatimin në burim duhet ta mbani në momentin e pagesës apo kreditimit në llogarinë e përfituesit, si dhe prej datës 01 deri më datë 15 të muajit vijues, duhet ta transferoni në llogarinë e përcaktuar nga ATK në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga BQK.