ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS

Ushtroj aktivitet ekonomik përmes të cilit krijoj të ardhura.

Derisa ju ushtroni aktivitet ekonomik, fillimisht duhet të regjistroheni si biznes në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe të pajiseni me Numrin Unik Identifikues (NUI).

Aplikimin mund ta bëni në çdo qendër komunale të ARBK-së (Qendër ‘One-Stop-Shop’) dhe duhet të plotësoni formularin për regjistrim, të cilin mund ta siguroni në dy mënyra

  • Ta shkarkoni nga ueb-faqja zyrtare e ARBK-së www.arbk.rks-gov.net, ose
  • Ta merrni në çdo qendër One-Stop-Shop

Numri Unik Identifikues i Biznesit është numër nëntë shifror që fillon me dy shifrat e para 81xxxxxxx dhe është i vlefshëm për çdo qëllim të paraparë me ligj. Në momentin e pajisjes me këtë numër në ARBK, ju jeni i regjistruar edhe në Administratën Tatimore  të Kosovës (ATK).

Nëse brenda vitit kalendarik qarkullimi juaj tejkalon pragun e paraparë me Ligjin për TVSH, duhet të regjistroheni për TVSH dhe të pajiseni me Certifikatë – Deklarues i TVSH-së. Regjistrimi bëhet përmes Sistemit Elektronik – EDI, tek menuja ‘Shërbimet → Formularët elektronik → Kërkesë për regjistrim për TVSH’. Po ashtu, nëse zhvilloni aktivitet ekonomik në mënyrë të pavarur, pavarësisht nivelit të qarkullimit, ju mund të regjistroheni vullnetarisht për TVSH.

Njoftim!
Njoftim!