ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS

Lëshimi i kuponit fiskal

Kuponi Fiskal është dokument i lëshuar me anë të Pajisjeve Fiskale apo pajisjeve të tjera elektronike për furnizim malli dhe/apo shërbimi. Secili person i angazhuar në shitje me pakicë duhet të fusë transaksionet në një regjistrues fiskal të parasë së gatshme, në momentin e furnizimit me mall apo në momentin e ofrimit të shërbimit. Për të njohur si shpenzim për qellime te Tatimit në të Ardhura te Korporatave apo Tatimit në të Ardhura Personale, kuponi i regjistruesit të parasë së gatshme duhet të shoqërohet me faturë tatimore.

Për transaksionet në vlerë mbi 500€* në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, pagesa duhet të bëhet përmes llogarisë bankare, edhe nëse pagesa bëhet në disa pjesë. Edhe për pjesën monetare të diferencës së transaksioneve të këmbimit që kanë vlerë mbi 500€, pagesa duhet të bëhet me transaksion bankar.

*Vlera 500 Euro mund të ndryshohet me ligj

Njoftim!
Njoftim!