ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS

Përgjigja

Norma e tatimit të mbajtur në burim për kategoritë e veçanta është e përcaktuar varësisht nga statusi i biznesit.

  • Nëse jeni person fizik afarist (BI) norma e tatimit të mbajtur në burim është 3% e pagesave për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve ricikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to.
  • Nëse jeni person juridik (SHPK, SHA) norma e tatimit të mbajtur në burim është 1% e pagesave për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve ricikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to.

Norma e tatimit të mbajtur në burim për personat jo-rezident është 5% për pagesat për personin jo-rezident për shërbimet e ofruara fizikisht në Kosovë kur personi jo-rezident nuk ka njësi të përhershme në Kosovë. (Në rastet kur ekziston dhe është në fuqi Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) me shtetin nga vjen personi jo-rezident, zbatohet METD.)

Tatimin në burim duhet ta mbani në momentin e pagesës apo kreditimit në llogarinë e përfituesit, si dhe prej datës 01 deri më datë 15 të muajit vijues, duhet ta transferoni në llogarinë e përcaktuar nga ATK në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga BQK.

Njoftim!
Njoftim!