ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS
Dua të bëj çregjistrimin nga TVSH
Çdo person i regjistruar për TVSH, mund të kërkojë nga ATK-ja, që të anulojnë regjistrimin e tij për qëllime të TVSH-së, nëse furnizimet totale gjatë vitit të fundit kalendarik kanë qenë nën pragun 30,000.00€. Çregjistrimi hyn në fuqi dy (2) muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës, nëse aprovohet nga ATK-ja.
Personat e regjistruar për TVSH, nuk mund të çregjistrohen nga TVSH-ja së paku edhe një (1) vit kalendarik pas vitit të regjistrimit.